Politike

E ‘ndërpreu’ ezani e foli për kullat, çfarë tha Rama gjatë ceremonisë së Teatrit: Çfarë s’ju ecën nga tani e tutje, e keni me lali Erin!

Në fund, ai ia kaloi ‘përgjegjësitë’ kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, pasi tha se ‘puna e tij’ ka mbaruar me përurimin e punimeve.

21 Dhjetor 2022, 12:13 Nga F.M
E ‘ndërpreu’ ezani e foli për kullat, çfarë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve për Teatrin e ri Kombëtar. Ai e konsideroi ‘mbarësi’ dhe tha para të pranishmëve se për përurime është mirë kur këndohet ezani.

“Le ta pranojmë këtë bekim tani. Në këtë rast vjen për mirë, nuk e di sa e ndihmon shfaqjen, porn ë përurime është mirë,”- tha Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave në lidhje me ngritjen e kullave pranë Teatrit, Rama drejtoi gishtin nga sheshi dhe tha se aty nuk ka asnjë kullë, por do të shihet vetëm vepra, godina e re e Teatrit Kombëtar.

“Sot zgjidhet misteri ka kullë s’ka kullë në zonën e teatrit. Ky është teatri, ky është sheshi. Edhe vepra, është ajo që të mbetet,”- tha kreu i qeverisë.

Në fund, ai ia kaloi ‘përgjegjësitë’ kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, pasi tha se ‘puna e tij’ ka mbaruar me përurimin e punimeve.

“Çfarë nuk ju del nga tani e tutje, çfarë nuk ju ecën, e keni me Lali Erin, unë detyrën time e mbarova,”- tha Rama në fund të fjalës së tij.

teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll