Politike

24 orë para ardhjes së Mitsotakis/ Vizita e Begajt në Finiq, Presidenti ndryshon axhendën, nuk shkon në Bashki

Begaj, i cili kishte planifikuar që të vizitonte Bashkinë e Finiqit, nuk ka ndaluar aty, por ka spostuar vizitën në Parkun Arkeologjik.

21 Dhjetor 2022, 12:40 Nga I.A
 
24 orë para ardhjes së Mitsotakis/ Vizita e Begajt në Finiq,
momenti i largimit

FINIQ- Presidenti Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Finiqin. Por ndryshe nga çu raportua më parë në lidhje me axhendën e presidentit Begaj në Finiq, ajo ka ndryshuar në minutat e fundit. 

Begaj, i cili kishte planifikuar që të vizitonte Bashkinë e Finiqit, nuk ka ndaluar aty, por ka spostuar vizitën në Parkun Arkeologjik. Ende nuk dihet se përse është bërë ky ndryshim në axhendën e Presidentit, por ka ardhur një ditë para vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Finiq, Himarë si dhe në vendet me minoritet grek në jug të vendit. 

bajram begaj kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll