Politike

Dvorani në Kuvend, Berisha: Albtelecom i bëri dhuratë 17 mijë dollarë për apartamentin që figuron me emër tjetër! Mafia e poshtër

Berisha tha se ai i ka marrë paratë si dhuratë për shrbimet gjyqësore që ka ofruar mes kompanisë dhe institucioneve shtetërore.

21 Dhjetor 2022, 12:56 Nga F.M
Dvorani në Kuvend, Berisha: Albtelecom i bëri dhuratë 17
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka rrëfyer se Ardian Dvorani, emri i të cilit kalon sot në Kuvend si kandidat për në Kushtetuese, ka marrë dhuratë nga kompania Albtelecom 17 mijë dollarë. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, Berisha tha se ai i ka marrë paratë si dhuratë për shrbimet gjyqësore që ka ofruar mes kompanisë dhe institucioneve shtetërore. 

Fjala e Berishës: 

Sot është votimi për gjykatësin në Gjykatën Kushtetuese, i simbolit më të nxirë të korrupsionit në drejtësinë shqiptare. Ky quhet Ardian Dvorani. Dvorani është zyrtarisht i akuzuar nga drejtoria DSIK se ka fshehur pasurinë. Në Vettingun e Dvoranit është dëshmuar 100% se sa fals është ky process, Ardian Dvorani është gjykatësi që ka marrë në vitin 2002 apartament banimi me Albtelecom, pa asnjë kontratë, në dokumenta, jo në emër të Dvoranit, apartamenti është 93 metër katrorë. Sipërfaqja e vërtetë është 120. Ky apartament nuk figuron në hipotekë në emrin e Dvoranit, e kuptoni mafian e poshtër? Kur Albtelecom privatizohet paguhet 17 mijë dollar dhuratë për Dvoranin. Por çfarë bën Dvorani, më thoni mua ju? Merr pjesë në 9 procese gjyqësore, në 3 apo 4 si relator mes Albtelecom dhe institucioneve shqiptare, në shpërblim të pagesës që i kanë bërë për apartamentin. Ka një prokuror tjetër që një garsoniere, 20 metër katrorë, e blen me dokumente, me të gjitha, ua kalon prindërve. Prindërit marrin një kredi duke e vendosur kolateral këtë garsoniere, por ky jurist i shquar ndëshkohet.

sali berisha berisha mbledh grupin 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll