Politike

Çmimi për Dvoranin/ Berisha: Kim ka patologji me xhelatët e diktaturës, do informojmë SHBA-të

Berisha tha më tej se Dvorani ka fshehur 80 mijë euro dhe se është njeriu që ka dënuar djemtë e gratë më 13 shtator në Shkodër. 

21 Dhjetor 2022, 13:02 Nga F.M
Çmimi për Dvoranin/ Berisha: Kim ka patologji me xhelatët e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se do tu dërgojë letër të gjitha insittucioneve amerikane për vendimin e marrë për t'i dhënë çmim si simbol të luftës kundër korrupsionit. Në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ngriti pikëpyetje për qëndrimin e ambasadës amerikane të përfaqësuar nga Yuri Kim në Tiranë, teksa shtoi se ajo ka një patologji me xhelatët e diktaturës. Berisha tha më tej se Dvorani ka fshehur 80 mijë euro dhe se është njeriu që ka dënuar djemtë e gratë më 13 shtator në Shkodër. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Dvorani nuk është vetëm kaq, ka fshehur vetëm 80 mijë eruo, ka fshehur pasurinë, nuk ka dërguar të gjithë llogarinë rrjedhëse, ka dërguar vetëm finale ajo, askujt nuk i është pranuar në këtë mënyrë. Gjykatësi Muça që propozoi Meta i gjetën vetëm 16 mijë euro të padeklaruara. Një tjetri një biletë të deklaruar për punë në Milano, i thanë s’ka qenë për çështje pune. Këtij i gjetën 80 mijë euro. Cili ishte Dvorani? U soll si një bandit me kushtetutën dhe ligjet e vendit. E kapën në flagrancë Komisioni i Venecias, krijoi krizë, u përpoq të marrë kandidaturën që i takonte. Të gjitha këto janë të përshkruara, çfarë ndodhi? Në një akt të paimagjinueshëm Dvorani shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka turp më të madh për shqiptarët. Duhet t’i bëjmë letër Departamentit të Shtetit, kryetarit të Kongresit, presidentit Biden e kudo. Nuk mund të fyhen shqiptarë në këtë mënyrë. Nuk shpallet dot kampion korrupsioni ky simbol korrupsioni. Ai është një xhelat, prokurori i djemve dhe grave që u dënuan më 13 shtator në Shkodër. Duhet të informojmë amerikën, është njeriu që në mënyrën më antikushtetuese qëndroi 4 deri në 6 pasi i skadoi mandati dhe u emërua në kundershtim me ligjin e lustracionit. Çfarë jemi ne? Çdo qytetar shqiptarë të pyesë veten? Ç’e ka Yuri Kim këtë patologji për xhelatët e diktaturës komunistët edhe për këtë do të informojnë qeverinë amerikane. Me ligj nuk mund të ishte anëtar gjykate. Ai u emërua në kundërshtim me ligjin e lustracionit, përse duhet të na e bëjnë simbol këtë njeri? Çfarë jemi ne? A nuk është ky një përçmim i madh për shqiptarët. Nuk ndodh në ndonjë vend të vbotës, ndodh vetëm në Shqipëri, është vepër totalisht e krye në disinformacion. Duhet t’i informojmë.

sali berisha berisha mbledh grupin 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll