Politike

"Ka një hije që na ndjek pas", Rama ironizon protestuesit e Teatrit: Le të fantazojnë, vetëm të jenë paqësore

Rama tha se protestuesit janë të lirë të kenë fantazi dhe ta çojnë çështjen në Strasburg, përsa kohë që nuk përdorin dhunën. 

21 Dhjetor 2022, 12:05 Nga f.g
"Ka një hije që na ndjek pas", Rama ironizon protestuesit e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e krahasoi opozitën shqiptare me personazhet e filmit shqiptar "Koncert në vitin 1936". Në një prononcim të shkurtër për mediat në mbyllje të ceremonisë inaguruese për nisjen e punimeve për godinën e re të Teatrit Kombëtar, Rama tha se protestuesit janë të lirë të kenë fantazi dhe ta çojnë çështjen në Strasburg, përsa kohë që nuk përdorin dhunën. 

"Unë nuk merrem me ftesa, unë jam i ftuar vetë. Lajmi i mirë është që në aktivitetin e sotëm Prefekti i “Koncert në vitin 36” ishte në radhën e parë duke shijuar aktivitetin. Kurse grupi i çingijeve të “Koncert në vitin 36”, vazhdon. Iu kam thënë në 110 vjet ka një hije që e ndjek Shqipërinë nga pas në forma nga më të ndryshmet dhe një nga format është forma e çingijeve e vitit 1936. Sot Ky është teatri, ky është sheshi, kështu që të gjitha ato shpifje për të mërzitur komunitetin i përkasin të shkuarës. Ajo që do të mbetet do të jetë vepra. Do isha shumë i lumtur sikur të isha bashkë me Ndrenikën dhe Tinka Kurtin për të hapur dyert. Këta të rinjtë do ta gëzojnë, nuk janë gjenerata ime dhe e Bertit e Tinkës. Unë nuk kam lidhje me kërkesën e tyre për Strasburgun. Janë të lirë të fantazojnë përsa kohë e bëjnë në mënyrë paqësore. Përsa i përket përmbajtjes, kush do qan, kush do, qesh, kush do ju përshëndet, si unë."-tha Rama.

Rama ishte sot në ceremoni, pasi sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre.  /Dosja.al

edi rama teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll