Politike

"Qytetarët te Myslym Keta u trajtuan si kavie", Berisha: Nisja e punimeve te Teatri, dhunim i vendimit të GJK

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se qytetarët u trajtuan si kavie dhe jo si pronarë të banesave të tyre. 

21 Dhjetor 2022, 12:37 Nga f.g

 

"Qytetarët te Myslym Keta u trajtuan si kavie", Berisha: Nisja e
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje ndërtuesit që do të ngrejë kompleks pallatesh në rrugën "Myslym Keta, ku dy ditë më parë u nxorrën jashtë pronarët e banesave të tyre, që të tërhiqet nga zhvillimi i projektit pasi opozita nuk e pranon këtë projekt. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se qytetarët u trajtuan si kavie dhe jo si pronarë të banesave të tyre. 

"Ajo që u zhvillua në rrugën "Myslym Keta" ngjarje e rënduar në mënyrë çnjerëzore, pasi zgjodhën pragun e festave për të përdorur forcën dhe buldozierët. Banorët kishin mirëkuptim por kërkonin siguritë që kërkon kushdo për banesën e tij. Sa do marrin, ku do e marrin dhe kur? U trajtuan si kavie, jo qytetarë. Nga një kryebashkiak që mendon nga mëngjesi në darkë si të vjedhë fondet e qytetarëve të Tiranës."-tha Berisha. 

Kryetari i PD foli edhe për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Berisha tha se nisja e punimeve është dhunim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që u shpreh kundër vijimit të procedurave për ndërtim në këtë truall duke ia kthyer qeverisë në pronësi. 

"Nga ky akt kalohet në dhunimin e vendimit të GJK. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për aleancën por për çdo qytetar dhe opozitën në radhë të parë. I thuhet se si pushtet nuk njohim kushtetutë, norma dhe standarte. GJK ndalon me vendim procedimin e mëtejshëm në atë truall. Ia kthen atë qeverisë, por këtu është vendi i vetëm ku vendimet e GJK rrëzohen me vendimet e banditëve qeveritarë. Ndaj unë paralajmëroj Erion Velinë, se me këtë akt po nxit me të gjithë forcën përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës. Do e paguaj vetë këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin, i them mos u bëj mashë e qeverisë dhe Veliajt. Hiq dorë nga zbatimi i projektit. Opozita nuk do e pranojë kurrë, do bëjë gjithçka për zbatimin e vendimit të GJK."-tha Berisha./Dosja.al

sali berisha berisha mbledh grupin 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll