Politike

VIDEO-MOMENTI/ Policët te Teatri nuk njohin Altin Bashën, momenti kur nuk e lejojnë të shkojë te përurimi

Më pas ai mbajti fjalën në ceremoninë e përurimit, duke konfirmuar se ka arritur kështu që ti bindë...

21 Dhjetor 2022, 12:59 Nga f.g
VIDEO-MOMENTI/ Policët te Teatri nuk njohin Altin Bashën, momenti kur
Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombetar

TIRANE- Një moment i çuditshëm u shënua sot përpara shiritit ku ishte vendosur gropa e nisjes së punimeve për godinën e re të Teatrit Kombëtar. Në një çast, drejtori aktual i Teatrit Kombëtar, Altin Basha, u drejtua për në zonën ku do të zhvillohej ceremonia, por e ndaloi policia. Efektivët e vendosur në perimetrin e sigurisë për të shmangur incidentet me protestuesit i ndaluan hyrjen Bashës pasi nuk e kanë njohur. Ai shihet teksa iu shpjegon me gjeste arsyen e pranisë së tij në këtë përurim, por efektivët shohin njëri-tjetrin. Më pas ai mbajti fjalën në ceremoninë e përurimit, duke konfirmuar se ka arritur kështu që ti bindë...

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona u rrethua me forca të shtuara policore dhe një kordon sigurie. Të pranishëm ishin qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët u revoltuan me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre./Dosja.al

altin basha teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll