Politike

Ndërtimi i Teatrit të Ri, Margariti: Opozita hodhi baltë e bëri zhurmë kot

Duke folur para nisjes së punimeve, Margariti theksoi se kjho qeveri e sheh kulturën si kryefjalë të një zhvillimi.

21 Dhjetor 2022, 12:02 Nga I.A
Ndërtimi i Teatrit të Ri, Margariti: Opozita hodhi baltë e
Elva Margariti

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar në ceremoninë e përurimit për nisjen e punimeve për Teatritn e Ri Kombëtar se debatet që kanë ndodhur janë vetëm për të hedhur baltë. Duke folur para nisjes së punimeve, Margariti theksoi se kjho qeveri e sheh kulturën si kryefjalë të një zhvillimi.

“Siç ndodh rëndomë me këto raste, ka debate të mëdha sepse e shohin si mënyrë për të hedhur baltë e për të bërë zhurmë boshe. Po të kthehemi pas, Ministria e Kulturës në 2013 ka pasur investime 1 milionë dollar. Këtë vit ka 20. Ky është vizoni i kësaj qeverie që kulturën e sheh si kryefjalë të një zhvillimi dhe meritë e luftës të të gjithë atyre që ngritën zërin që ky teatër të bëhet”, tha Margariti.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. 

 

elva margariti teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll