Politike

Nisja e punimeve për Teatrin Kombëtar, Altin Basha: Godina e re i përket të ardhmes

Ai tha se vetë është dëshmitar i përpjekjes së aktorëve për të bërë artin e tyre. 

21 Dhjetor 2022, 12:05 Nga f.g
Nisja e punimeve për Teatrin Kombëtar, Altin Basha: Godina e re i
Altin Basha, drejtor i TK

TIRANE- Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha deklaroi sot në nisje të punimeve për ndërtimin e godinës se ky është një moment i rëndësishëm për shoqërinë. Ai tha para trupës së aktorëve dhe përfaqësuesve të qeverisë që morën pjesë sot në ceremoni, se ai vetë është dëshmitar i përpjekjes së aktorëve për të bërë artin e tyre. 

PJESE NGA FJALA E BASHES: 

Është një moment për artin dhe kulturën shqiptare, por edhe për gjithë shoqërinë.

Unë jam një person që kam qenë dëshmitar i përpjekjeve edhe i vuajtjeve dhe frustrimeve të vazhdueshme të trupës së Teatrit Kombëtar që sot nuk jetojnë më që tek ajo sallë nuk gjenin mjetet për të bërë artin e tyre. Ata kërkonin një zgjidhje që të ishte e plotë, e sigurt për të ardhmen dhe përfundimtare.

Ky diskutim ka nisur që në vitet 50. U deshën 70-80 vjet që dëshira e tyre të kishte një zgjidhje dhe kjo zgjidhje ishte më e mira e mundshme për një teatër të ri, një teatër të investuar me paratë e taksapaguesve. Ky teatër nuk i përket vetëm të tashmes, por edhe të ardhmes.

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre. Pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve. /Dosja.al

altin basha teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll