Politike

Teatri i ri/ Rama: Godinës së vjetër ia kisha shpallur luftën që kur isha ministër kulture

Rama tha se Teatri prej vitesh punonte në kushte të vështira dhe se kjo ishte ajo që e bindi të merrte hapin drejt një godine të re.

21 Dhjetor 2022, 12:05 Nga F.M
Teatri i ri/ Rama: Godinës së vjetër ia kisha shpallur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se e kishte patur plan që ta shembte godinën e Teatrit Kombëtar që në kohën që ka qenë ministër kulture. në fjalën që mbajti në përurimin e punimeve për Teatrin e ri, Rama tha se Teatri prej vitesh punonte në kushte të vështira dhe se kjo ishte ajo që e bindi të merrte hapin drejt një godine të re.

"Ja kisha shpallur luftën asaj godinë që në 98 kur isha ministër kulture. Kur mendon që nga 98 nderi sot, mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm, realisht ka kaluar shumë kohë. E kam menduar shpesh pse komuniteti i teatrit, duke lënë mënjanë ata të cilët teatrin apo stadiumin apo sheshin i kanë parë si platforma për të kërcyer vallen e shpatave të politikës, pavarësisht simpative normale politike, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë. Ndoshta nuk i jap dot përgjigje kësaj pyetjeje, por besoj që një nga arsyet ishte se për shumë kohë, komuniteti i teatrit u pajtua me incercinë e të jetuarit dhe punuarit në kushte të vështira. Kaluan dekada me premtime, por asnjëherë nuk u bë mbarë njeri që t’i hynte punës për ndërtimin e një teatri të ri,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll