Politike

Rama në përurimin e punimeve për Teatrin: Kshu thanë dhe për stadiumin, por pas ndërtimit erdhi finalja evropiane

Ai shtoi më tej se me ndërtimin e godinës së re, erdhi dhe u luaj finalja evropiane.

21 Dhjetor 2022, 11:59 Nga F.M
Rama në përurimin e punimeve për Teatrin: Kshu thanë dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka krahasuar Teatrin e ri Kombëtar me stadiumin që u shemb dhe u rindërtua. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të punimeve, Rama tha se stadiumi i vjetër ishte futur në listën e zezë të FIFA-s dhe UEFA-s. Ai shtoi më tej se me ndërtimin e godinës së re, erdhi dhe u luaj finalja evropiane.

"As për stadium nuk përdorej dot më sepse u fut në listën e zezë të FIFA-s dhe UEFA-s. ndërkohë vazhdonte një rezistencë absurd për të mos e prekur stadiumin. Stadium ishte vetëm në një pjesë si vlerë historike, pjesa tjetër ishte një shtesë që kishin sjellë vitet dhe nuk kishte asnjë vlerë. Ne e ndërtuam stadiumin, jam i bindur që askujt nuk i ka shkuar mendja se mund të vinte dita që në Shqipëri të luhej një finale evropiane,"- tha Rama ndër të tjera. 

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre.

edi rama teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll