Politike

Xhaçka krah Dendias: Duam zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të Luftës

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun grek Nikos Dendias, Xhaçka ka theksuar se me të ka biseduar për çështjen e detit si dhe marrëveshja për pensionet.

21 Dhjetor 2022, 11:07 Nga I.A
Xhaçka krah Dendias: Duam zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se duan zgjidhje për shfuqëzimin e ligjit të luftës. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun grek Nikos Dendias, Xhaçka ka theksuar se me të ka biseduar për çështjen e detit si dhe marrëveshja për pensionet.

'Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit. Produkt është edhe kërkesa jonë për negociimin dhe nënshkrimin për pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, sa i përket situatës në rajon, por edhe më tej, Dendias vjen nga një tur rajonal, folëm për rajonin dhe Europën, dënojmë sulmin në Ukrainë, integrimi i Ballkanit perëndimor merr përparësi dhe përfshin dhe Kosovën. Greqia është mbështetesë për integrimin tonë dhe më lejo të të falenderoj, për këtë proces jetik,” tha Xhaçka.

olta xhaçka nikos dendias nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll