Politike

‘2 vetë donin të çonin vendin në përplasje’, Meta: Ishin çmendur, çfarë të bënte presidenti? (VD)

9 Shtator 2019, 09:16 Nga DOSJA
‘2 vetë donin të çonin vendin në

TIRANE– Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se nuk i mblidhte dot palët në dialog pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha i kishte vënë kusht që me kryeministrin Edi Rama nuk ulej në tryezë. Ai ka theksuar se kreu i PD-së për çështjen e dialogut nuk ulej në tryezë as me vetë kreun e shtetit.

“Kam bërë aktin më të mirë. Tryezën e dialogut nuk e mblidhja dot. Nuk jam i pari Ramiz Alia shtyu me dy muaj zgjedhjet. Kushti i Bashës për mua ishte i papranueshëm pasi nuk ulej në tryezë me Ramën. Për këtë nuk donte të ulej në tryezë as me kreun e shtetit. Gjuha e përdorur nga Basha po ndikonte tek protestuesit.” u shpreh Meta.

Ai theksoi më tej  se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha ishin ‘çmendur’ pasi mund ta çonin vendin në përplasje me qëndrimet e tyre.

“Kryeministrit nuk i kam kërkuar dorëheqjen, sic ka bërë kreu i PD-së, por i kam kërkuar vetëm të jemi fleksibël për një datë të re sa më shpejt, para 17 – 18 tetorit. Është e qartë se standardi i zgjedhjeve është i panegocieshëm. Duhet ta dini që kam bërë edhe kërkesë me shkrim, se kryeministri nuk pranonte për të biseduar për 30 qershori. Për të respektuar dekretin, u detyrova ta bëj edhe me shkrim dhe përgjigjen e dini: Takohemi pas 30 qershorit. Kur dy veta ‘çmenden’ ç’duhet të bëjë Presidenti? Dekretin ka presidenti për t’iu dhënë mundësi palëve të reflektojnë në interes të integrimit të qytetarëve dhe të mbarë vendit”, tha Presidenti.

Për thirrjen e sotme në Komisionin Hetimor Presidenti deklaroi se nuk do të bëjë show mediatik, dhe se është i vendosur për vendimet që ka marrë. Kreu i shtetit,  tha se vendimi për anulimin e zgjedhjeve, dhe shoqërimi me dekret, është bërë pasi ka pasur informacione sekrete dhe të kualifikuara, se në protestën e 8 qershorit, disa persona do të digjnin godinën e Parlamentit. Po kështu një arsye tjetër sipas tij është edhe pamundësia që qytetarët kishin për të zgjedhur në këto zgjedhje, pasi kishin vetëm një kandidat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta në komision ps shkarkon metën ilir meta meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll