Politike

Meta në këmbë drejt Komisionit Hetimor: Jam i bindur për vendimet, nuk do bëj show

9 Shtator 2019, 07:52 Nga DOSJA
Meta në këmbë drejt Komisionit Hetimor: Jam i bindur për

Tiranë- Presidenti Ilir Meta niset është duke shkruar në këmbë në Komisionin Hetimor. Për mediet ai është shprehur se është shumë i bindur për vendimet që ka marrë dhe se sot do të bëj show mediatik.

Ai  tha se nisma e mazhorancës për shkarkimin e tij nuk është shqetësimi i tij teksa shprehu bindjen se do të vijojë të jetë në detyrë deri në fund të mandatit.

“Jam i bindur për vendimet që kam marrë. Deri më 2020 do të jem në Presidencë për të mbrojtur Kushtetutën. Nuk po shkoj për të bërë show politik apo spektakël.  Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im.”, është shprehur ai.

Presidenti është i shoqëruar nga nga 2 këshilltarë: Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri; dhe Këshilltari për Mediet, Tedi Blushi.

Disa ditë më parë u mblodh Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. U miratua plani për hetimin e Metës.  Nuk do të mungojnë dhe dëshmitë edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit. Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete.

Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo solli kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën ilir meta komisioni hetimor per metën ps shkarkon metën

Sondazh

Poll