Politike

“Na tregoni rrethanat për zhdekretimin”, Meta përballet me Ulsi Manjën, presidenti: Keni shkelur Kushtetutën (DEBATI)

9 Shtator 2019, 08:17 Nga DOSJA
“Na tregoni rrethanat për zhdekretimin”, Meta përballet me

Tiranë–  Nis mbledhja e Komisionit Hetimor. Presidenti Ilir Meta dëshmon para Komisionit Hetimor për vendimin për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas presidentit qeveria po shkelte të drejtën që qytetarët të zgjidhnin, pasi kishte vetëm një kandidat.

DEBATET:

Manja: Çështja është me rëndësi për Republikën. Në mbledhjen e sotme iu kemi thirrur për të dëshmuar  për shkeljen e rëndë të Kushtetutës  për zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo një nismë e 55 deputetëve.  Na jepni rrethanat tuaj dhe të na tregoni çdo provë që ju keni për këtë çështje.  Nuk mund të dëshmoni për fakte dhe rrethana që janë sekret shtetëror. Në këtë rast mund të kërkoni mbledhje me dyer të mbyllura, por edhe kjo mund të diskutohet, Kjo mbledhje gjithsesi do të jetë e regjistruar.  Tani i jap fjalën presidentit të vendit.

Meta: Faleminderit. Nuk do të dëshiroja të mbaja ndonjë fjalim pasi të gjitha aktet e mia janë publike, si zhdekretimi i zgjedhjeve apo edhe dekretimi i 13 tetorit. Unë e kam dhënë një përgjigje për Ruçin të gjitha janë bërë publike. Unë jam sot këtu se ka një lidhje të fortë se kreu i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve. Erdha këtu në interes të transparencës dhe do të vë në transparencë disa gjera të reja. E para është shkelja e Kushtetutës.  Të gjitha e sqarojnë shumë mirë dallimin mes votimit dhe zgjedhjes. Pra të zgjedhësh me një kandidat shkel ligjin, kjo është një  e drejtë themelore. Është shumë e qartë që presidenti ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes. Zhdekretova zgjedhjet e 30 qershorit për të mbrojtur zgjedhjen e qytetarëve. Ku keni shkelur Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta në komision ps shkarkon metën meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll