Politike

‘S’ju merr njeri seriozisht’, deputeti ‘tradhtar’ provokon Metën, presidenti e thumbon: S’ke përvojë (REPLIKAT)

9 Shtator 2019, 09:42 Nga DOSJA
‘S’ju merr njeri seriozisht’, deputeti ‘tradhtar’

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përballur edhe me thumba në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Halit Valteri, njëri nga deputetët e PD-së, i futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, tha se nëse Meta s’është i aftë të ulë palët në dialog, atëherë nuk duhet të jetë më president. Këtu Meta e ka ironizuar duke i thënë, se jeta parlamentare bazohet mbi eksperiencë dhe përvojë.

Replikat në Komisionin Hetimor:

Halit Valteri: Dëgjova që thoni se nuk munda të ul palët. Ju jeni presidenti i Republikës dhe në rast se nuk arrini të ulni palët politike kur keni 30 vite që bëni çorap këtë vend, atëherë mendoj që ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni.

Ilir Meta: Së pari përgjigjet i dhashë më parë, por kuptohet që parlamentarizmi është edhe eksperiencë edhe përvojë, ajo që mund t’ju them deputetëve është se kushtetuta ja lejon të drejtën presidentit të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës, dhe jo të zgjedhjeve, për të krijuar mundësinë për një datë të re që të ketë zgjedhje. Janë disa Presidentë të Republikës që kanë vepruar në një mënyrë të tillë apo të ngjashme për shkak të rrethanave për të ç’tensionuar situatën në zgjedhje. Këtu ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t’ia shpjegojnë kujtdo tjetër.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike halit valteri ilir meta meta në komision ps shkarkon metën halit valteri ilir meta meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll