Politike

Raportimi i Metës në Komision, Manjani e mendon ndryshe: Gabim vajtja në atë gjellë qensh, prokurori dhe Ulsiu t’i shkoni

9 Shtator 2019, 08:52 Nga DOSJA
Raportimi i Metës në Komision, Manjani e mendon ndryshe: Gabim vajtja

TIRANE– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi një nga figurat kryesore të LSI gjatë kohës që drejtohet nga Ilir Meta, del kundër vendimit të presidentit për të shkuar dhe për të raportuar në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij. Manjani thotë se presidenti nuk ka detyrim ligjor në bazë të Kodit të Procedurës Penale për të shkuar dhe për të raportuar në Komision.

Reagimi i plotë:

Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale. Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare. Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO! Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion. Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, në rrethana të caktuara. Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve).

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën ylli manjani ilir meta ps shkarkon metën ylli manjani

Sondazh

Poll