Politike

Meta flet para Komisionit Hetimor: Më 8 qershor do të digjnin Kuvendin, mund të kishte viktima

9 Shtator 2019, 08:26 Nga DOSJA
Meta flet para Komisionit Hetimor: Më 8 qershor do të digjnin

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pas Komisionit  Hetimor  se më datë 8 shtator ishte planifikuar të digjej Kuvendit, ditën kur po zhvillohej mitingu i PD-së.

Meta:Përveç Kushtetutës kemi edhe marrëveshjen e asocim stabilizimit. Duhet të mbrojmë të drejtën për zgjedhje. Kjo është sa i takon anës Kushtetuese. Një arsye themelore, se unë janë edhe kryetari i Sigurisë Kombëtare, është siguria publike. Nuk do të bëja një ekspoze më të gjatë. Për shkak të detyrës time kam pasur informacione, si në rrugë zyrtare dhe nga institucionet zyrtare dhe por edhe burime të tjera, do të kishte trazira. Në datë 7 qershor, një ditë para se të shfuqizoja 30 qershorin, kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar, mund të njihet edhe komisioni. Persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e PD-së për të djegur kuvendin e Shqipërisë. Kjo ishte ishte tërësisht e vëretetë dhe mund të kishte viktima.

Për thirrjen e sotme Presidenti deklaroi se nuk do të bëjë show mediatik, dhe se është i vendosur për vendimet që ka marrë. Kreu i shtetit, është shprehur se vendimi për anulimin e zgjedhjeve, dhe shoqërimi me dekret, është bërë pasi ka pasur informacione sekrete dhe të kualifikuara, se në protestën e 8 qershorit, disa persona do të digjnin godinën e Parlamentit. Po kështu një arsye tjetër është edhe pamundësia që qytetarët kishin për të zgjedhur në këto zgjedhje, pasi kishin vetëm një kandidat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta në komision ps shkarkon metën ilir meta meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll