Politike

Meta dëshmon në Komisionin Hetimor, Manja i prerë me deputetët, jep urdhrin: T’u mbyllet mikrofoni….

9 Shtator 2019, 08:52 Nga DOSJA
Meta dëshmon në Komisionin Hetimor, Manja i prerë me

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se për shfuqizimin e datës së 30 qershorit gjithë përgjegjësinë e mban mbi vete pasi vendimi i tij është i bazuar në Kushtetutë. Sipas tij në këtë drejtim Presidenti nuk pasur për qëllim të plotësojë tekat e opozitës, por të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

Gjatë dëshmisë së Presidentit, kreu i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja u kanë urdhër deputetëve që të mos replikojnë ndaj përgjigjeve të presidentit. Madje ka kërkuar që t’u mbyllet edhe mikrofoni atyre që flasin teksa flet presidenti.

Debatet:

Klotilda Bushka:  Ai thirrët ju partitë politike për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor?  Kur zgjidhët dekretin a u konsultuat me partinë?

Manja: Nuk ka replikë mbi përgjigjet e presidentit. Ju lutem fikni mikrofonin për deputetët.

Meta: Shfuqizimi i datës 30 qershor është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si kryetar i shtetit. Këtë e thotë edhe Kushtetuta dhe kjo është një kushtetutë për të parandaluar një ’97. Në këtë drejtim Presidenti nuk pasur për qëllim të plotësojë teksa te opozitës, por të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta në komision ps shkarkon metën ulsi manja ilir meta meta në komision ps shkarkon metën ulsi manja

Sondazh

Poll