Politike

“Ti je mbreti i pyetjes”, përplaset Alimadhi me Ulsi Manjën, deputeti: Ju jeni të pamëshirshëm… (DEBATI)

9 Shtator 2019, 09:43 Nga DOSJA
“Ti je mbreti i pyetjes”, përplaset Alimadhi me Ulsi

Tiranë- Debat në Komisionin e Hetimor, ku po dëshmon presidenti Ilir Meta. Një përplasje ka ndodhur mes Ulsi Manjës dhe deputetit Adriatik Alimadhi. Ky i fundit kërkoi që të bënte një konstatim por nuk është lejuar nga Ulsi Manja, pasi iu ka dhënë urdhër deputetëve që nuk duhet të replikojnë ndaj presidentit.

Por Alimadhi është shprehur: “Ju jeni të pamëshirshëm.”

Debati: 

Ilir Meta: Nuk kam ardhur këtu për të kërkuar ndihmë. Kam dhënë ndihmë për të mos minuar procesin e negociatave. Duhet të bëhen zgjedhjet më 13 tetor për të mbyllur të gjithë procedurën dhe këto paqartësi. Zgjidhja e vetme është që t;u japim atyre mundësive të zgjedhin. Krijova mundësi për relflektim nga të dy palët.

Alimadhi: Kam një konstatim.

Manja: Ti je mbreti i pyetjes. Ai mbret i përgjigjes. Nuk ka konstatim të lutem. Le ti mbetemi marrëveshjes.

Alimadhi: Ju jeni të pamëshirshëm, por s’ka gjë.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta në komision ps shkarkon metën ilir meta meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll