Politike

Yuri Kim: Kryetari i ri i SPAK të zgjidhet nga kriteret, pronari i tij i vetëm është ligji

Ambasadorja u zotua se do ta ndjekë më nga afër këtë proces, si dhe këshilloi që vendimi që do merret në fund të jetë objektiv.

16 Dhjetor 2022, 15:21 Nga A.B
Yuri Kim: Kryetari i ri i SPAK të zgjidhet nga kriteret, pronari i tij i
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi për gazetarët se të tre kandidatët që janë në garë për pozicionin drejtues në SPAK, janë të kualifikuar. Pas përfundimit të seancës dëgjimore me kandidatin e fundit, Kim tha për gazetarët se qeveria dhe opozita kanë shumë merita për progresin që është bërë në drejtësi. 

Ambasadorja u zotua se do ta ndjekë më nga afër këtë proces, si dhe këshilloi që vendimi që do merret në fund të jetë objektiv.

'Ka pasur progres dhe shumë njerëz meritojnë kredite dhe meritë. Duke filluar me qeverinë e këtij vendi. Merita i shkon dhe opozitës që e mbajnë qeverinë të ndershme pasi kjo është puna e tyre. Merita i shkon te tjerëve që marrin pjesë në këtë proces. Puna e SHBA është që t'ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejetësi.

Njerëzit kërkojnë ndryshim, ky është një cast i rëndësishëm. Jemi me fat që kemi 3 kandidatë që janë të kualifikuar, kanë një vendim të vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe ekzaminim i kritereve dhe i kualifikimeve. Nuk duhet të jetë i bazuar nga përceptime kërcënimi apo favore. Kush është zgjedhur duhet ta dijë se është zgjedhur në bazë të kritereve të përmbushjes së tyre dhe jo në bazë të favoreve apo kërcënimeve që ta pandejë vetën se i detyrohet diçka. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë në konsideratë, nuk kam asnjë arsye tjetër se përse jam këtu, erdha tani se këtë kohë ma linte axhenda ime. Do ta ndjek nga afër këtë proces po aq sa ju.'- tha Kim. 

Sot në KLP u zhvillua seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani kanë shpalosur platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP. Vendimi do merret po sot./Dosja.al

yuri kim gara për kreun e spak

Sondazh

Poll