Protesta për pallatin te 'Myslym Keta'/ Veliaj: 30 familje kanë pranuar marrëveshjen (THIRRJA për banorët që protestojnë)
Veliaj me familjen TIRANË- Teksa te pallati në lagjen 'Myslym Keta' banorët vijojnë revoltën kundër Bashkisë dhe vendimi...
Ai shprehet se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas diskutimeve për buxhetin e bujqësisë në Komisionin e Ekonomisë që u zhvillua ditën e sotme. Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.
“A nuk kishte 1 miliardë lekë për bujqësinë? Prandaj them unë që nuk ia vlen më. Për NAFTËN nuk do ketë më para, pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milionë për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që ministria e bujqesise ka vendosur kështu!”, dëgjohet ai të thotë në videon e ndarë në Facebook.
REAGIMI:
DOLA NGA KOMISIONI I EKONOMISË, SAPO! PARATË U NDANË: 30 miliardë U SHPERNDANË, BUJQËSISË JU DHANË VETËM 200 MILIONË LEKË! VETËM KAQ! Prej dy muajsh kam kërkuar me ngulm 1 MILIARDË LEKË për dy zëra të skemës mbështetëse: 1. NAFTËN FALAS PËR BUJQIT; 2. TUFËN BAZË TË MATRIKULLUAR. Mendova të paguanim plotësisht 1/3 e FAMILJEVE BUJQËSORE QË NUK KANË MARRË NAFTËN ENDE; 2000 I KAM VEC UNË NË DIVJAKË E LUSHNJË. Mendova të paguanim plotësisht 3400 FAMILJE BLEGTORALE që edhe pse kanë plotësuar kushtet, NUK KANE MARRE ENDE PARATE! Pra, kërkoj prej muaj vetëm 1/30 e parave që u shpërndane sot! JOOOOOOOOOOOO! JOOOOOOOOOOOOOOOO! Për NAFTEN nuk do ketë më para-pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milionë për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! PO MESOJ QE MINISTRIA E BUJQESISE KA VENDOSUR KESHTU! Argumenti: janë populizëm e propozime për të rritur popullaritetin e një njeriu; e dëgjova me zë e sy me sy sot! Bujqit janë të fundit kur ndahen paratë e buxhetit, fakti është ky! Kur ata janë të fundit, unë s’kam pse të jem i pari. Boll me! As që ja vlen më! VO: popullariteti? Më pëlqen më mirë pa popullaritet! Por një gjë po ua them ama: Tershera nuk është kurrë Grurë, pavarësisht ngjyrës!
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot rritjen me 5 miliardë lekë të të ardhurave buxhetore në vitin 2022, me në fokus blegtorët, rindërtimin dhe sportin, nxiti debate në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Borxhi e defiçiti publik, 83.8 miliardë lekë nuk ndryshon. Rritet fondi rezervë në 3.5 miliardë lekë, fondi për politikat e të pagave shkurtohet me gati 700 milionë lekë. Shfuqizohet fondi 3 miliardë lekë i planifikuar për shpronësimet. Fondi i rindërtimit i parashikuar 20 mld lekë, do të rritet në 32.4 mld lekë. 1 miliardë lekë do alokohet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor./Dosja.al
Veliaj me familjen TIRANË- Teksa te pallati në lagjen 'Myslym Keta' banorët vijojnë revoltën kundër Bashkisë dhe vendimi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që hetimet për kompleksion Partizani të vijojnë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme se cilin nga kandidatët në garë pë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, konsideroi si eksponent të krimit që punon në parlament, Taulan...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi për protestën e banorëve të pallatit te 'Myslym Keta...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka bërë një akt banditesk duke mos lejuar q&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot deklaratat që i paraprinë zgjedhjes së kreut t...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores ...
Yuri Kim TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se personat që jetojnë në SPAK marrin rr...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se shefit të Shërbimit Informativ, Helidon...