Politike

“S’do të gjejnë asnjë shkelje për kompleksin Partizani”/ Berisha: Në SPAK ka prokurorë që mbrojnë e fshehin vrasës

Berisha u shpreh se në SPAK ka ende persona që mundohen të mbulojnë vrasësit, duke shtuar se po mbrojnë qeverinë. 

16 Dhjetor 2022, 13:10 Nga A.B
“S’do të gjejnë asnjë shkelje për kompleksin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që hetimet për kompleksion Partizani të vijojnë pasi nuk do të gjejnë asnjë shkelje. Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se në SPAK ka ende persona që mundohen të mbulojnë vrasësit, duke shtuar se po mbrojnë qeverinë. 

'S’me ke dëgjuar kurrë që ta qortojë kurrë SPAK se pse heton apo atë dosje. Le ta hetojnë 1 mijë herë kompleksin Partizani, s’do të gjejnë kurrë shkeljen më të vogël ligjore. Po të kishin gjetur në këtë periudhë, jam fatmirësisht në hetim ndërkombëtar. Kam pasur një mik gjykatës amerikan, ishte i enturazhit të familjes së presidentit. Më thotë një herë; në një moment pa ditur gjë kisha qenë nën vëzhgim. Dy vite në vëzhgim në të gjitha mjetet. por ishte gjëja më e dobishme për mua. Kështu që s’kam asnjë gjë, përkundrazi kam çuar një ligj aty që të hiqet parashtrimi për kryeministrin. Mos të mashtrojnë që; ja këtu mund të jetë shkelur por… E kam bërë për të sfiduar të gjithë ata që përdorin korrupsioni, për të ndëshkuar antikorrupsionin në Shqipëri. E kam bërë për të ndihmuar veten time. Kryeministrat, ministrat ikin e vjedhin dhe shkojnë në parajsa, e nuk mendojnë për qytetarët.

A ka më diskreditim për SPAK-un se sa shitja që iu bë dosjeve në mënyrën më të turpshme. Apo se sa t’i thuash që është krijesë e PS. kur them se SPAK është repart i PS-së, është ajo që kam thënë Edi Rama, se; është krijesë e PS. Këto janë majat e ajsbergut nga ato që them. Aty ke prokurorë të tjerë që me dosje kanë fshehur e mbrojtur vrasës. Ça pret nga ata? Ne presim që ë jetë organ akuze. Ky që po flasim, bënte shkresa të ndiqet Foltorja. Unë bëra një ligj një herë por këta se ndaluan që të ndalohej vëzhgimi i partive. Unë mbroj ligjin, interesin publik. Nuk kam asgjë persona. Atë Bendon se emëroja kurrë kreun e SHISH.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll