Politike

Protesta për pallatin te 'Myslym Keta'/ Veliaj: 30 familje kanë pranuar marrëveshjen (THIRRJA për banorët që protestojnë)

Veliaj shton se 30 familje kanë pranuar marrëveshjen me bashkinë për t'u sistemuar në apartamentet e reja, ndërsa ka një thirrje për familjet që ende protestojnë.

16 Dhjetor 2022, 13:36 Nga A.B
Protesta për pallatin te 'Myslym Keta'/ Veliaj: 30 familje
Veliaj me familjen

TIRANË- Teksa te pallati në lagjen 'Myslym Keta' banorët vijojnë revoltën kundër Bashkisë dhe vendimit për të lënë banesat e tyre, nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar anën tjetër të medaljes.

Ai ka ndarë disa foto nga takimi me dy familje, që sipas tij kanë lënë pallatin numër 4 në rrugën Myslym Keta' dhe banojnë prej 1 viti në lagjen e re te '5 maji'. Veliaj shton se 30 familje kanë pranuar marrëveshjen me bashkinë për t'u sistemuar në apartamentet e reja, ndërsa ka një thirrje për familjet që ende protestojnë. Veliaj kërkon nga 14 familjet që kanë shprehur revoltë që të mos përdoren nga politika.

POSTIMI I VELIAJT:

Zemra mal për familjen e bukur të Bujarit, Halimes, Erjonit, Erionës dhe Asjan e vogël , si dhe për çiftin e të moshuarve Jonuz dhe Drita Zhuta, të cilët lanë shtëpitë e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti në Pallatin nr. 4 në rr. “Myslym Keta”, dhe prej një viti janë sistemuar për bukuri te lagjja e re te “5 Maji”.  U jam shumë mirënjohës edhe 30 familjeve të tjera, nga po i njëjti pallat, që kanë pranuar marrëveshjen me bashkinë dhe tani janë sistemuar në apartamentet e reja , të projektuara nga arkitekti Stefano Boeri. Për 14 familjet e mbetura, thirrja është: mos u përdorni nga politika që ju shfrytëzoi edhe te Lodrat, dhe tek Astiri, dhe te Teatri, dhe te Bulevardi. Ejani merrni shtëpitë e reja e jetoni të sigurt, se këta të Gjirit të Lalzit i kanë zgjidhur hallet e tyre'

erion veliaj

Sondazh

Poll