Politike

Gara për SPAK, Berisha: Betejë e turpshme mes kryeministrit dhe ambasadores, Rama do asgjësimin me zgjedhjen e Kondilit

Kryedemokrati tha se zgjedhja e Ervin Kondilit, i parashikuar si i preferuari i PS do të sjellë asgjësimin e Prokurorisë së Posaçme. 

16 Dhjetor 2022, 12:26 Nga f.g
Gara për SPAK, Berisha: Betejë e turpshme mes kryeministrit dhe
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim ëpër zgjedhjen e kreut të ri të SPAK është një betejë e turpshme. Berisha tha se kryeministri dhe Kim nuk kanë lidhje me emërimin e kreut të SPAK. Kryedemokrati tha se zgjedhja e Ervin Kondilit, i parashikuar si i preferuari i PS do të sjellë asgjësimin e Prokurorisë së Posaçme. 

Sali Berisha: Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.
Asnjë lidhje nuk kanë. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.
Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nj organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë.
Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.

Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament.
Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur.
Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij.
Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion. /Dosja.al

sali berisha gara për kreun e spak ervin kondili edi rama yuri kim

Sondazh

Poll