Politike

Nxjerrja e banorëve nga pallati, Berisha: Një qytetare ndërroi jetë nga broken heart

Berisha tha se një qytetare ka ndërruar jetë nga stresi i madh dhe nga zemra e thyer, pasi donin ta nxirrnin me zor nga banesa. 

16 Dhjetor 2022, 12:38 Nga A.B
Nxjerrja e banorëve nga pallati, Berisha: Një qytetare ndërroi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi për protestën e banorëve të pallatit te 'Myslym Keta'. Berisha tha se një qytetare ka ndërruar jetë nga stresi i madh dhe nga zemra e thyer, pasi donin ta nxirrnin me zor nga banesa. 

'Një qytetar ndërroi jetë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur. Sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia. Cila është historia? Pas tërmetit, ekspertët u kanë dhanë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme. Kam një titull të vitit 2019, që se si luhet me jetët e 90 familjeve nga Qefaliaj.
Ky i fundit ka ndërtuar aty dhe u ka prishur themelet. Në mënyrë barbare u presin dritat dhe ujin.
Mbrëmë ai ndërroi jetë nga sindromi i plasjes së zemrës një qytetar që e shihte veten në humnerë totale, që e nxirrnin me forcë. Këto ndodhin se si në asnjë vend të botës, në Shqipëri konfiskon kryeministri. Nuk konfiskon gjykata. Këto janë zhvillimet e një revanshi që po nuk e ndalëm, do të përmbysë edhe më keq shoqërinë dhe shtetin shqiptar.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll