16 Dhjetor 2022, 15:17
Nga A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se nuk shkoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të thënë se kush duhet votuar. Gjatë fjalës së saj për mediat, Kim u shpreh se shkoi në KLP për të treguar rëndësinë që ka procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK. Po ashtu, Kim ka shtuar se është prioritet i SHBA-ve që të Reforma në Drejtësi të zbatohet plptësisht.
"E ndjeva që shumë teori konspirative që po qarkullojnë. Po shpjegoj veten, pse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe për SPAK. Pse erdha ta them këtë? Për të thënë saktësisht këtë, për të theksuar që ky moment është shumë i rëndësishëm. Erdha për të thënë se ajo që ka rëndësi është intergriteti i procesit. Nuk jam këtu për t'i thënë kujt se kë duhet të votojnë apo se kë nuk duhet të votojnë. Nuk ka asnjë mesazh sekret. SHBA-të kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejtë me popullin shqiptar dhe ju e dini këtë. Gjithashtu e dini që unë nuk jam një person që i bën gjërat të buta. Unë them atë që nënkuptoj, nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e Shteteve të Bashkuara. Mbetet prioritet për Shtetet e Bashkuara që Reforma në Drejtësi të mund të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë kredite për këtë, mëritë, duke filluar që nga qeveria e këtij vendi. Meriton të vlerësohet. Merita gjithashtu i shton edhe opozitës e kritikëve qëë e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita u shkon gjithashtu të tjerëve që marrin pjesë në këtë proces, medias e qytetarëve që e ndjekin procesin. Puna e Shteteve të Bashkuara në këtë proces është që t'ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin, më shumë se ne. Ka thënë një gjë shumë të urtë kohët e fundit. Njerëzit, populli duhet ta kërkojë ndryshimin, pa njerëzit, ndryshimi nuk vazhdon," tha Kim.
yuri kim gara për kreun e spak
Politike
16 Dhjetor 2022, 14:42
a.l
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas diskutimeve për buxhetin e bujqë...
Politike
16 Dhjetor 2022, 13:36
A.B
Veliaj me familjen
TIRANË- Teksa te pallati në lagjen 'Myslym Keta' banorët vijojnë revoltën kundër Bashkisë dhe vendimi...
Politike
16 Dhjetor 2022, 13:10
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që hetimet për kompleksion Partizani të vijojnë...
Politike
16 Dhjetor 2022, 13:03
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme se cilin nga kandidatët në garë pë...
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:48
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, konsideroi si eksponent të krimit që punon në parlament, Taulan...
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:38
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi për protestën e banorëve të pallatit te 'Myslym Keta...
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:32
f.g
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka bërë një akt banditesk duke mos lejuar q&...
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:36
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot deklaratat që i paraprinë zgjedhjes së kreut t...
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:26
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores ...
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:29
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se personat që jetojnë në SPAK marrin rr...