Aktualitet

'Duket që jeni profesionist egoist..'/ Xholi: Prokurorët punojnë 24 në 24, paga jonë e barabartë me një drejtor në kryeministri

Xholi deklaroi se paga e tyre është e nivelit G3 dhe shkon në të njëjtin nivel me atë të kryeministrit. 

16 Dhjetor 2022, 10:51 Nga A.B
'Duket që jeni profesionist egoist..'/ Xholi: Prokurorët
Gara ne KLP

TIRANË- Ditën e sotme, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi iu është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP. Një prej tyre, Nurihan Seiti kërkoi të dinte nga Xholi se cila do të jetë pritshmëria e publikut për personin që do vijë në krye të SPAK. Duke e quajtur profesionit egoist, Seiti tha se ata janë personat më të paguar e më të vlerësuar. Mirëpo, Xholi nga ana tjetër tha se prokurorët janë në punë 24 orë, nuk njohin ditët e pushimit e se punojnë dhe jashtë orarit. Ndër të tjera, ai tha se paga e tyre është e nivelit G3 dhe shkon në të njëjtin nivel me atë të kryeministrit. 

PYETJE- PËRGJIGJE:

Pyetje nga anëtari i KLP: Për ne është krenari që KLP që ka të tillë prokurorë, nga ligji i përgjimeve në nenin 13 thuhet se është një seksion i instaluar, merr operacione dhe me indicjen e tij. Që nga ngritja e BKH ende nuk është ngritur ky seksion, pse vallë? Dikush duhet që të mbajë përgjegjësi. Nëse jeni drejtues, do të merreni me këtë çështje. Ne kemi shkresa dhe duhet të jemi korrekt para ligjit dhe opinionit publik. Besueshmëria duhet sesi është...?

Adnan Xholi: Në fjalën time thashë që kisha ndërmend shërbimet e OPGJ dhe BKH-së, nuk janë këto lloj subjektesh për t'i futur tek përgjimet parandaluese, por do të në shërbejë si parafiltër, duhet të jetë 24-24 dhe të shohë çdo lloj lajmi.

Nurihan Seiti: Duket që jeni profesionist egoist, për mirë, në punën tuaj. Motivimi juaj për të tretët është parë në një mënyrë se 'unë parcelizoj'. Jo të motivosh që duhet t'i bëhet çdo humani në jetën tuaj. Tani bëhet fjalë për një drejtues dhe tre pika janë këto: E para jeni të ndërgjegjësuar, 2. Është menaxheriale, 3. ka vend për ndryshim. Nuk më pëlqen fakti që vini me një mbiemër për prokurorët e SPAK, se njësia matëse nuk është statistika, është pritshmëria. Çfarë pritshmërie do kemi jo ne por komuniteti? Jeni më të paguarit, më të vlerësuartit, etj. Kush do jetë para publikut para komunitetit dhe të gjithë shqiptarëve ata që ju do i çoni atje ku kanë vendin?

Adnan Xholi: Zonja Seitaj.

Nurihan Seiti: E kam Seiti.

Adnan Xholi: Të kërkoj ndjesë. E them me bindje dhe e them pavarësisht pritshmërisë së opinionit publik, se ne do vemi me hetuesit e BK e do vemë prangat. Ne jemi juristë, qytetarë. Nëse do kemi prova se një zyrtarë është i përfshirë në aktivitet kriminal nuk do shmanget, jo me opinione dhe fjalë boshe. SPAK është krijuar falë vullnetit politik, mbështetjes së partnerëve tanë, na duhet për të goditur krimin e organizuar bashkë me terrorizmin. Ne që punojmë çdo ditë e çdo natë..prokurorët kanë harruar ditët e pushimit dhe oraret zyrtare, punohet 24 në 24. Nuk jemi nga ajo trupë prokurorësh e cila mendohet dhe flitet në publik se është struktura më e mirëpaguar. Jemi njëlloj si të tjerët. Shtesat në vështirësi apo shtesat se kemi hequr dorë nga privatësia e rrit këtë pagë, por paguhemi sa një drejtor në Kryeministri. Grupi i pagës është G3.

nurihan seiti gara për kreun e spak

Sondazh

Poll