Aktualitet

Përmirësohet moti në Kurbin/ 50 hektarë tokë me prezencë uji, lumenjtë në kuota normale

Gjithashtu njoftohet se kuotat e lumenjëve janë në nivel normal, ku përmendim këtu lumin Gjadër dhe lumin Mat. 

16 Dhjetor 2022, 10:26 Nga a.l
Përmirësohet moti në Kurbin/ 50 hektarë tokë me
Kurbin

KURBIN- Situata e motit në Kurbin paraqitet e përmirësuar gjatë 24 orëve të fundit. Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë natës por edhe ditën e sotmë nuk ka patur prezencë të reshjeve të shiut në këtë qark. Gjithashtu njoftohet se kuotat e lumenjëve janë në nivel normal, ku përmendim këtu lumin Gjadër dhe lumin Mat. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Hidrovori Shllinza është në kuotën- 1,05 m. Në fushë e Gjonëmit, ish kënetë ka rreth 50 hektarë tokë të përmbytur. Lumi Gjader është në kuotën normale , ndërsa ka rënie kuotash dhe në lumin Mat. Të gjithë hidrovorët janë në gjendje pune dhe të mirë teknike ndërsa nuk ka probleme të furnizimit me energji elektrike.

Moti për ditën e sotme parashikohet  të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në veri-perëndim, zona qendrore dhe jug-juglindja do jenë me diell dhe vranësira në shtim./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll