Aktualitet

'Prokuroria u kthye si Big Brother'/ Xholi para anëtarëve të KLP-së: Mora hapat e duhur në lidhje me listën e zyrtarëve

Xholi tregoi se ka marrë vlerësime nga misionet e huaja dhe autoritetet amerikane për punën që ka kryer.

16 Dhjetor 2022, 10:41 Nga A.B
'Prokuroria u kthye si Big Brother'/ Xholi para anëtarëve
Adnan Xholi

TIRANË- Adnan Xholi, kandidati për kreun e SPAK bëri një rezyme të të gjitha detyrave që ka pasur përgjatë eksperiencës 24 vjeçare në drejtësinë e vendit. Ai u shpreh para anëtarëve të KLP-së se ka marrë pjesë në gjykimet e ngjarjevfe të rënda kriminale në vend, duke përmendur ato të vitit 1997. Xholi tha se ambientet e Prokurorisë u rikthyen në atë kohë në Big Brother, duke pasur në ambiente të gjitha kamerat. Ai tregoi se ka marrë vlerësime nga misionet e huaja dhe autoritetet amerikane për punën që ka kryer.

'Çështje tjetër që ka marrë vëmendje të lartë është kur u vra një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. Gjatë gjykimit në apel, u ndryshua kjo vendimarrje, me burgim të përjetshëm. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas '97. Ka pasur vëmendje të lartë. Ambientët e Prokurorisë ishin kthyer si Big Brother. Nga mëngjesi në darkë i kisha kamerat atje. Në lidhje me aftësitë për drejtimin efektiv jam munduar me aq eksperiencë që kam patur dhe ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë puna si drejtues i grupit të punës. Të gjithë prokurorët ishin pjesë e grupit të punës, por si drejtues duhet të merrje hapat e duhur në lidhje me listën e zyrtarëve që i duhej dërguar institucionit përkatës. Si drejtues i marrëdhënieve me jashtë, kam miratuar EUROJUST. Imazhi publik i karrierës. Të flasës për një kriter të tillë duhet që t'i drejtohesh medias. Mendoj që kjo është parë në personin tim gjatë procesit të vlerësimit kalimtar. Nuk kam parë ndonjë vlerësim negativ. Më ra shorti të jem anëtari i KED. Nuk kam pasur asnjë kontestime dhe falenderoj median që bën pasqyrim real të personit tim. Kam marrë vlerësime jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga BE dhe SHBA. Kam shkuar para autoriteve amerikane, më është dhënë një certifikatë lajmërimi. Ndërkohë që misionet e huaja më kanë falenderuar dhe më kanë dhënë mbështetjen e tyre.'- tha Xholi. 

adnan xholi gara per kreun e spak

Sondazh

Poll