Aktualitet

'Hetova ngjarjet e '97-ës'/ Xholi: Në Gjirokastër kam mbajtur peshën kryesore për vrasjet dhe rrëmbimet

Në nisje të prezantimit të tij, Xholi tregoi se në të shkuarën ka marrë pjesë në shumë çështje, mirëpo ai veçoi Gjirokastrën.

16 Dhjetor 2022, 10:29 Nga A.B
'Hetova ngjarjet e '97-ës'/ Xholi: Në Gjirokastër
Adnan Xholi

TIRANË- Kandidati në garë për kreun e SPAK, Adnan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marrë drejtimin e organit të akuzës, u pyet për çështje të ndryshme nga anëtarët e KLP-së. Në nisje të prezantimit të tij, Xholi tregoi se në të shkuarën ka marrë pjesë në shumë çështje, mirëpo ai veçoi Gjirokastrën. Xholi tregoi se ka mbajtur peshë të madhe në Gjirokastër gjatë hetimeve për vrasjet dhe rrëmbimet mirëpo nuk la pa përmendur dhe hetimet që ka kryer për ngjarjet e ndodhura në vitin 1997. 

'Mendoj që cilësitë e mira mund të shërbejnë edhe si drejtues. Drejtuesi është i pari mes të barabartëve. Ekperienca për ndjekjen e çështjeve sensitive, që në Gjirokastër kam mbajtur peshën kryesore për vrasjet dhe rrëbimet e personave. Si Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kam qenë pjesë e hetimeve të ngjarjeve të ndodhura në '97 ose pasojat e saj. Kam hetuar dhe përfaqësuar akuzën në hetim. Diçka e veçantë me këto çështje është që kanë nisur hetimet pas 10 viteve. Janë përdorur edhe bashkëpunëtorët e parë të drejtësisë. Pjesa dërrmuese e të pandehurve kanë marrë +20 vite dënim, por 3 prej tyre kanë marrë dënim të përjetëshëm, dënim që ende e kam. Kam bashkëpununuar me të huajit sa i përket lëndëve narkotike. Janë dënuar shtetasit shqiptarë që kryenin krimet në vendet e huaja. Kam qenë prokuror që paralelisht me penalin është hetuar edhe pasurori. Vetëm në një çështje vlera monetare kap shifrën e 2.6 mln eurove.'- tha Xholi.

adnan xholi gara për kreun e spak

Sondazh

Poll