Aktualitet

'Për 3 vite u arrit të dilnin rezultate të suksesshme'/ Xholi: Duhet kohë për të bërë krahasimin mes prokurorive

Kandidati për postin e SPAK, Adnan Xholi foli sot para KLP-së.

16 Dhjetor 2022, 10:41 Nga A.B
'Për 3 vite u arrit të dilnin rezultate të suksesshme'/
Adnan Xholi

TIRANË- Kandidati në garë për postin drejtues në SPAK, Adnan Xholi deklaroi para KLP-së se nuk mund të bëhen dallime mes dy prokurorive, pasi duhet të merret shumë kohë. Më tej ai shtoi se gjatë tre viteve është mundur të dilet me rezultate të suksesshme. 

'Për të bërë krahasimin mes dy prokurorive duhet të marrësh kohë. Për 3 vite u arrit të dilnin rezultate të suksesshme. Ka qënë punë e shkëlqyer e kolegëve të Prokurorisë së Posaçme. Në lidhje me kopetencat që ka pasur SPAK dhe prokuroria. Kjo e fundit ka pasur një vrull çështjesh. Një pjesë është dërguar në atë prokurori dhe u ndëshkuan. Dhe prokuroria e pasacme dhe ato që u nisën rishtazi u dënuan, zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale.'- tha Xholi. 

adnan xholi gara për kreun e spak

Sondazh

Poll