Aktualitet

Situata e motit në Lezhë/ 340 hektarë tokë e përmbytur, kuotat e lumenjëve normale

Gjithashtu njoftohet se kuota e lumit Drin është 1.0 m nga +2.0 m kuota kritike.

16 Dhjetor 2022, 10:19 Nga a.l
Situata e motit në Lezhë/ 340 hektarë tokë e përmbytur,
Lezhë

LEZHË- Rreth 34- hektarë toke vijon të jetë në prezencë të ujit, si pasojë e reshjeve të shiut gjatë javës. Ndërsa emergjencat civile bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme dhe mbrëmjen e djeshme nuk ka pasur reshje shiu. Gjithashtu njoftohet se kuota e lumit Drin është 1.0 m nga +2.0 m kuota kritike.

NJOFTIMI I PLOTË: 

"Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.35 m, ndërsa ka rreth 270 hektarë tokë të përmbytura. Hidrovori Tale punon në kuotën -1.2 m dhe ka rreth 20 hektarë tokë të përmbytur në kënetën Tresh-Spiten", njoftojnë Emergjencat Civile. 

Lezha dhe Shkodra janë dy qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, ku dalja e lumenjëve nga shtrati shkakton përmbytje të rrugëve, banesave dhe tokave bujqësore. Sakaq moti për ditën e sotme parashikohet  të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në veri-perëndim, zona qendrore dhe  jug-juglindja do jenë me diell dhe vranësira në shtim./Dosja.al

 

 

arrestohet shqiptaeri ne itali

Sondazh

Poll