Aktualitet

Pika e fortë e kandidatit për SPAK, Adnan Xholi: Bashkëpunimi me kolegët, me ta rri më shumë, nuk arrijmë të shohim fëmijët tanë

Bashkëpunimi sipas tij është më i madh pasi edhe koha që kalon me kolegët është më e madhe se me fëmijët e tij. 

16 Dhjetor 2022, 10:48 Nga f.g
Pika e fortë e kandidatit për SPAK, Adnan Xholi: Bashkëpunimi me
Adnan Xholi

TIRANE- Kandidati për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Adnan Xholi deklaroi sot para trupës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë se një nga pikat e tij më të forta është bashkëpunimi me trupën e prokurororëve. Bashkëpunimi sipas tij është më i madh pasi edhe koha që kalon me kolegët është më e madhe se me fëmijët e tij. 

Adnan Xholi: Do të duhet të kishte një short jo të manipulueshëm. Nga ne nuk ka problem shorti manual por nuk ka patur problematikë. Bashkëpunimi me prokurorët, përveçse i kam kolegë, me ta rri pjesën më të madhe të kohës, nuk arrijmë të shohim fëmijët tanë. Kjo është një nga pikat e mia, që e kam dhënë përvojën. 

Sot në KLP po zhvillohet seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani do të shpalosin platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP./Dosja.al

gara per kreun e spak adnan xholi

Sondazh

Poll