Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, Xholi me plane të qarta: Do blej pajisje për aplikacionet, format e krimit po ndryshojnë. Duhet edhe ne...

Por shtoi se me ardhjen e tij do të bëheshin investime për pajisje që të përgjojnë anëtarët e krimit të organizuar. 

16 Dhjetor 2022, 10:45 Nga k.m.
Gara për kreun e SPAK, Xholi me plane të qarta: Do blej pajisje
Adnan Xholi

TIRANË- Adnan Xholi, kandidati për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tha se ky institucion deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer. Por shtoi se me ardhjen e tij do të bëheshin investime për pajisje që të përgjojnë anëtarët e krimit të organizuar. 

Cili është vizioni im për SPAK?

Adnan Xholi: Dua të përmbush disa objektiva. Interesi i ndërkombëtarëve është i shtuar lidhur me çështjet. Nuk do ndihen vetëm nëse sulmohen për shkak të detyrës dhe do të kenë mbështetjen time. Do vijojmë që të japim sinergji të re mes prokurorëve dhe OPGJ, tashmë kemi BKH por do insistoj që të vihet strukturave e hetimeve gjyqësore. Duhet të trajnohen të gjithë prokurorët. Tashmë që format e krimit po ndryshojnë, do të duhet që edhe ne t'i përshtatemi që të trajnohen të gjithë prokurorët për të ditur si funksionojnë këto lloj pajisjesh për të bërë interceptimet në aplikacionet e ndryshme.

adnan xholi gara për kreun e spak

Sondazh

Poll