Aktualitet

'Kryeministër, zv.kryeministër janë thirrur për hetime'/ Xholi: Solla vendimin e formës së prerë për vjedhjet në Francë

Xholi u shpreh se ka qënë prokurori që ka pasur më shumë bashkëpunime me Francën në kuadër të shkatërrimit të grupeve kriminale.

16 Dhjetor 2022, 10:33 Nga A.B
'Kryeministër, zv.kryeministër janë thirrur për
Adnan Xholi

TIRANË- Kandidati në garë për kreun e SPAK, Adnan Xholi deklaroi ditën e sotme se kur ka qënë në krye të institucioneve, ka pasur pjesë të hetimeve dhe zyrtarë të lartë. Ai u shpreh se ka qënë prokurori që ka pasur më shumë bashkëpunime me Francën në kuadër të shkatërrimit të grupeve kriminale. Më tej, Xholi shtoi se eksperiencat e kanë ndihmuar për punët dhe për hartimin e akteve që janë nxjerrë për problematikat e ndryshme. 

'Si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme, kam një vit që jam pjesë e saj. E kam të pamundur që të bëj me dije çështjet sensitive, por bëj para jush se jam prokurori që më ka rastisur që të bashkëpunoj edhe më Francën në kuadër të shkatërrimit të grupeve kriminale. Kam sjellë vendimin e formës së prerë për qytetarë që vidhnin banesa të ndryshme në Francë. Eksperienca në drejtimin e një strukture. E kam nisur eksperiencën në moshë shumë të re, 24 isha zv.drejtues, 25 vjeç isha drejtues. Jam munduar që të kisha bashkëpunim të mirë jo vetëm me stafin por edhe me ndërkombëtarët. Jam munduar që të bëj një raport të barabartë në çështjet hetimore. Kam mbajtur peshën kryesore për shkak të edukimit dhe priviligjet të të qënit drejtues. Eksperienca që kam patur në hartimin e akteve, atë që munda të gjej dhe të vë në dispozicion kam parë problematike duke u konsultuar edhe me të tjerët, duke nxjerrë akte. Jam munduar për të rritur efektivitetin. Kam bërë dhjetra akte që kam qenë vetë pjesë. Çdo çështje ka interesin e saj, por ajo që të bëntë më të privilegjuar nga të tjerët ishte kur kam punuar për 9 vite tek Krimet e Rënda për shkak të çështjeve. Kam qenë drejtues i Krimeve të Rënda. Më rastisi që të jem drejtues dhe në çështjen kur ishin të akuzuar 2 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Për 17 ditë janë mbyllur hetimet, janë thirrur zyrtarët më të lartë të shtetit që nuk kishin parë ndonjëherë hetuesi, kryeministër, zv.kryeministër...etj.'- tha Xholi. 

adnan xholi gara për kreun e spak

Sondazh

Poll