Aktualitet

Djali i punon polic, kush është punëtori që vdiq sot pasi ra nga skela, s’kishte asnjë masë mbrojtëse

7 Shtator 2019, 15:58 Nga DOSJA
Djali i punon polic, kush është punëtori që vdiq sot pasi ra

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e punëtorit të ndërtimit në Tiranë. Mësohet se 66-vjeçari është me inicialet J.M., ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij i plotë.

Djali i punëtorit të ndërtimit që ndërroi jetë sot pasi ra nga skela ku punonte është efektiv policie. Ndërkohë ende nuk dihet kompania për cilën i ndjeri punonte pa asnjë lloj mase mbrojtëse. Në trupin e tij mungonin kaska, dorezat dhe mjetet e tjera të nevojshme.

66-vjeçari u gjet u gjet i pajetë ditën e sotme në zonën e Medresesë, në Tiranë. Policia njoftoi me 4 orë vonesë për vdekjen e tij.

Sipas policisë punëtori dyshohet se ka humbur ekuilibrin e për pasojë ka rënë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jetën punëtori i ndërtimit humb jetën punëtori i ndërtimit

Sondazh

Poll