Sport

Edhe Luka Modric kryqëzon gjyqtarin Orsato: "Ky arbitri është një fatkeqësi"…

“Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të hesht. Ai është një nga arbitrat më të këqij që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot”.

14 Dhjetor 2022, 11:21 Nga DOSJA
Edhe Luka Modric kryqëzon gjyqtarin Orsato: "Ky arbitri

KATAR - Luka Modric, ylli më i madh i kombëtares kroate, nuk u përmbajt në kritikat ndaj arbitrit të italianit Daniele Orsato në fund të ndeshjes me Argjentinën, për gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Sipas tij, ishte gjykimi i tij, i cili diktoi largimin e skuadra ballkanike nga finalja pas humbjes 0-3.

“Ishim mirë deri në penallti, që për mua nuk ishte. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të hesht. Ai është një nga arbitrat më të këqij që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot. Ai ka arbitruar edhe ndeshje të tjera të miat shumë herë dhe nuk e kam kujtuar kurrë për mirë. Ky gjyqtar është një fatkeqësi”,- ka shkarkuar mllefin yllin e Real Madridit.

Gjithsesi, kapiteni mesfushor ka “uruar Argjentinën” dhe ka përfunduar: “Na vrau penalltia. Tani duhet të rikuperojmë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e vendit të tretë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll