Sport

Mediat në Kroaci/ “E pamundur t’i rezistosh Messit dhe Orsatos”, “Ta marrim bronzin!”...

“Argjentina ishte shumë e fortë, por mbani kokën lart djema”

14 Dhjetor 2022, 00:00 Nga DOSJA

Mediat në Kroaci/ “E pamundur t’i rezistosh Messit dhe

KROACI - Arbitri Daniele Orsato, magjia e Lionel Messit dhe ecuria e shkëlqyer e Kroacisë, që tani synon podiumin në finalen e së shtunës. Këto janë temat që trajtohen në portalet kryesore online të gazetave kroate, pas humbjes së kombëtares së Dalic ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit:

Sportske Novosti: “Kroacia mbetet pa finalen e madhe. Ishte e pamundur t'i rezistosh këtij Messi dhe arbitrit Orsato”.

Vecernji: “Argjentina ishte shumë e fortë, por mbani kokën lart djema. Të shtunën fitojmë medaljen e bronztë”.

Slobodnadalmacija: “Nuk ka finale të dytë radhazi për Kroacinë. ‘Vatreni’ u mposht bindshëm nga Argjentina. Tani i pret një duel për vendin e tretë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll