Sport

Macron kritikohet për udhëtimin në Katar...

Numri një i shtetit francez po kritikohet edhe për shkak të çështjes së të drejtave të njeriut, gjë për të cilën Pallati Élysée, është justifikuar zyrtarisht

14 Dhjetor 2022, 10:31 Nga DOSJA
Macron kritikohet për udhëtimin në Katar...

FRANCE - Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar një udhëtim në Doha për të parë ndeshjen gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut, sonte në orën 20:00.

Ashtu siç ndodhi në Portugali, me udhëtimet e liderëve portugezë në Katar për të parë ndeshjet e kombëtaren luzitane, Macron po kritikohet edhe për shkak të çështjes së të drejtave të njeriut, gjë për të cilën Pallati Élysée, do të justifikohej zyrtarisht:

“Ka të bëjë me mbështetjen e ‘Bluve’ në atë që do të jetë një moment i rëndësishëm për sportin francez dhe miqësinë franko-marokene. Është e rëndësishme që presidenti të jetë i pranishëm për të mbështetur lojtarët e kombëtares franceze”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll