Sport

VIDEO/ Qarkullojnë pamjet e festës, që njollos imazhin e Kroacisë…

Pas eliminimit të Brazilit në çerekfinale, lojtarët e ekipit të Zllatko Dalic kanë festuar të gjithë sëbashku, por duke kënduar këngët e një autori dhe kompozitori kroat, i njohur për prirjet e tij naziste.

14 Dhjetor 2022, 11:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Qarkullojnë pamjet e festës, që njollos imazhin e

KATAR - Kjo nuk ka ndodhur, as dje dhe as sot. Tani që Kroacia u eliminua nga Argjentina, ndoshta ka pak rëndësi. Por në rrjetet sociale po qarkullon një video që mund ta njollosë sado pak imazhin e skuadrës ballkanase, që këtë Botëror fitoi zemrat e shumë njerëzve.

Pas fitores ndaj Brazilit në çerekfinale, lojtarët e ekipit të Zllatko Dalic kanë festuar të gjithë sëbashku, por duke kënduar këngët e një autori dhe kompozitori kroat, i njohur për prirjet e tij naziste.

Ata dëgjohet teksa të gjithë bashkë këndojnë këngën e Marko Perkovic, këngë që i referohet regjimit "Herceg-Bosna", i njohur si projekt kriminal nga Gjykata e Hagës. Shikojeni:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll