Sport

Messi i emocionuar pas kualifikimit në finale: “Ky grup është i çmendur, ia dolëm”...

“Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim”.

13 Dhjetor 2022, 23:12 Nga DOSJA

Messi i emocionuar pas kualifikimit në finale: “Ky grup

KATAR - Kapiteni Lionel Messi mund t’i gëzohet një tjetër finaleje të Botërorit, një tjetër mundësie, për të bërë të vetën atë trofe që është më i kërkuari nga populli argjentinas. Ndaj edhe vetë “Pleshti” ka pranuar se ishe shumë i emocionuar pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, pasi shihte skuadrën e tij përsëri aty ku kishin kërkuar që në fillim të ishin, në finalen e Botërorit.

“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim.

Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne, pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka.

Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”,- tha Mesi pasi skuadra ‘Albiceleste’ arriti të kualifikohen për në finalen e Botërorit “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll