Sport

Trajneri Dalic pranon verdiktin: "Krenar për Botërorin tonë, nëse dikush do ta kishte parashikuar, do të ishim të lumtur"

“Nuk kemi për çfarë të ankohemi apo të pendohemi, le të bëhemi gati për finalen e vendin e tretë”

13 Dhjetor 2022, 23:33 Nga DOSJA
Trajneri Dalic pranon verdiktin: "Krenar për Botërorin tonë,

KATAR - Zlatko Dalic, trajneri i Kroacisë, pas humbjes 3-0 kundër Argjentinës, në konferencën për shtyp është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, të cilët ai nuk mundet t’i kritikojë për atë çka dhanë gjatë Botërorit.

"Së pari, urime Argjentinës. Nuk mund t'u them asgjë djemve të mi. Bëmë një gjysmë ore të mirë, pastaj paguam një kundërsulm dhe penalltia. Nuk kemi për çfarë të ankohemi apo të pendohemi, le të bëhemi gati për finalen e vendin e tretë.

Nuk ishim mirë në fazën sulmuese, na mungon një zgjidhje më e mirë përpara. Nuk e di nëse dikush para fillimit të Botërorit do të mendonte se do të arrinim deri në gjysmëfinale. Do të kishim dashur, gjithsesi edhe kaq është një arritje e madhe dhe jemi krenarë për këtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll