Sport

Polemika mbi Orsato. Britanikët në kor: "Nuk kishte penallti për Argjentinën"...

Tre ish-futbollistë të “Tre Luanëve”, si Gary Neville, Ian Wright dhe Roy Keane, në rolin e opionistëve, ranë dakord gjatë transmetimit të zakonshëm në ITV, se ishte i gabuar bilbili i gjyqtarit Orsato, në çastin e akordimit të penalties për Argjentinën.

13 Dhjetor 2022, 23:51 Nga DOSJA

Polemika mbi Orsato. Britanikët në kor: "Nuk kishte penallti

ANGLI - Jo vetëm në Kroaci, por penalltia e fishkëllyer nga Orsato në favor të Argjentinës në gjysmëfinale, ka shkaktuar shumë diskutime edhe në Angli, ku tre ish-futbollistë të “Tre Luanëve”, si Gary Neville, Ian Wright dhe Roy Keane, në rolin e opionistëve, ranë dakord gjatë transmetimit të zakonshëm në ITV, se ishte i gabuar bilbili i gjyqtarit Orsato në çastin e akordimit të penalties për Argjentinën. 

“Jo, nuk ishte penallti, aspak. Portieri del jashtë, vetëm bën një lëvizje djathtas dhe më pas ndalon para se të gjuhet. Më pas është Alvarez që vrapon drejt tij dhe ai tenton t'i heqë këmbën, - shpjegon Neville. - Çfarë mund të bënte tjetër, nuk mund të jetë faull. Nëse ai do të kishte vazhduar të vraponte dhe do të kishte goditur Alvarezin, do të ishte mjaft e drejtë, por portieri ndaloi”.

“Qendërsulmuesi argjentinas goditi keq për të thënë të vërtetën dhe më pas vazhdoi të vraponte drejt portierit, i cili nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të qëndronte në vend, - bën jehonë Wright këtij episodi. - Nuk mund ta kuptoj se çfarë pa arbitri”. “Mbrojtja kroate gaboi duke e bërë të vraponte drejt portës, - përfundon Keane. – Por edhe unë jam dakord me kolegët e mi, nuk mendoj se është penallti”.

Polemika mbi Orsato. Britanikët në kor: "Nuk kishte penallti

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll