Sport

Leo Messi konfirmon hipotezën: “Sigurisht që ky është Botërori im i fundit”...

“Ka shumë vite për të kaluar deri në atë të radhës dhe mendoj se nuk do të jem në gjendje për të garuar. Prandaj përfundimi kështu, është më i miri”

14 Dhjetor 2022, 10:54 Nga DOSJA
Leo Messi konfirmon hipotezën: “Sigurisht që ky është

KATAR - Pas tetë vitesh, Lionel Messi është me Argjentinën përsëri në finalen e Kupës së Botës. Për të, në moshën 35-vjeçare, ndeshja kundër Francës, apo Marokut, do të jetë e fundit në Botëror, gjë ‘Pleshti’ e konfirmoi dje. Kjo dihej, por ylli argjentinas e konfirmoi pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë.

“Jam shumë i lumtur që e arrij këtë, për të përfunduar pjesëmarrjen time në Kupat e Botës me një prani në finale. Gjithçka që kam përjetuar në këtë Botëror është shumë emocionuese. Sigurisht që është Botërori i fundit, ka shumë vite për të kaluar deri në atë të radhës dhe mendoj se nuk do të jem në gjendje për të garuar. Prandaj përfundimi kështu, është më i miri”,- ka thënë Messi për gazetën argjentinase Olé.

Në këtë kuptim, ai foli edhe për rëndësinë e ngritjes së kupës të dielën: “E rëndësishme është arritja e objektivit të grupit, kjo është gjëja më e bukur. Jemi një hap larg, pas shumë luftimeve do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të parë nëse është kjo here e duhura”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll