Sport

Messi si Lothar Matthaüs, barazoi ‘rekordin’ e ndeshjeve të luajtura në Botëror...

Me gjysmëfinalen ndaj Kroacisë, ylli argjentinas luajti ndeshjen e 25-të në Botërorë. Kështu ai i bashkohet mesfushorit gjerman, i cili deri më tani mbante rekordin për numrin e ndeshjeve të luajtura në Kupat e Botës.

14 Dhjetor 2022, 10:23 Nga DOSJA
Messi si Lothar Matthaüs, barazoi ‘rekordin’ e ndeshjeve

KATAR - Mandati i ri i Lionel Messit me Argjentinën, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të 25-të të Kupës së Botës të martë në mbrëmje, është çdo gjë tjetër veçse e parëndësishme.  Kapiteni i ‘Albicelestes’ përfitoi nga gjysmëfinalja kundër Kroacisë për të barazuar gjermanin Lothar Matthaüs në numrin e ndeshjeve të luajtura në Kupën e Botës.

Madje, ‘Pleshti’, pas fitores dhe kualifikimit ndaj Kroacisë (3-0) në finalen “Katar 2022” do të bëhet ‘pronar’ i këtij rekordi me 26 ndeshje të luajtura në Kupat e Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll