Aktualitet

30 mln euro evazion fiskal, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar: Me faturat merren punëtorët (DËSHMITË)

7 Shtator 2019, 10:29 Nga DOSJA
30 mln euro evazion fiskal, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët e

TIRANE-Gjykata penale ka ndryshuar masën e sigurisë për 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar në kuadër të operacionit ku u zbulua mashtrimi me 30 mln euro. Mësohet se gjykata ka lënë në “arrest shtëpie” 9 biznesmenët Astrit Lala, Haxhi Sala, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ilia Dimo, Shkëlqim Prodani, Rabi Kurti, Riza Roshi dhe Rrapo Baduni.

Ndërsa masën e sigurisë “20 ditë burg”, gjykata e dha për biznesmenët Ardian Bejko, Vasil Korita, Vangjush Mbriçe dhe Mhill Ndreca, Besnik Pelivani, Fatmir Firi,

Seanca nisi në orën 11:30 dhe zgjati më shumë se 7 orë. Fillimisht Prokuroria kërkoi burg për 14 nga 15 të arrestuarit. Pas dëshmive dhe bisedës me avokatët, prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi liri për pjesën më të madhe të biznesmenëve. Këta të fundit deklaruan se janë keq nga gjendja shëndetësore ose që kanë të oaktën një familjar të sëmurë.

Pas përfundimit të seancës, trupi gjykues me në krye Ardiana Berën u tërhoq dhe vendosi që të lironte nga qelia 9 prej biznesmenëve dhe në arrest me burg 20 ditë të linte 6 të tjerë.

Ndërkohë në burg është edhe bizesmeni i 16-ë, Drilon Bareti. Ky i fundit ka deklaruar përpara autoriteteve se ishte bojaxhi dhe se nuk ka lidhje me mashtrimin.

Dosja.la ka sjellë edhe dëshmitë e biznesmenëve, të cilët deklaruan të gjithë se janë të pafajshëm dhe se kishin punësuar persona të tjerë që merreshin me faturat shit-blerje.

15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit Informaliteti”.

(J.V/F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen biznesmenet ne tirane haxhi sala hkëlqim prodani ilia dimo lirohen biznesmenet e arrestuar arrestohen biznesmenet ne tirane haxhi sala hkëlqim prodani ilia dimo lirohen biznesmenet e arrestuar

Sondazh

Poll