Aktualitet

Gjendet i braktisur jahti luksoz në Shëngjin, në bord dy pasaporta turke, mister fati i biznesmenit turk (FOTO+EMRAT)

Gjendet një jaht i braktisur pranë Durrësit, dhe ankorohet në Shëngjin. Jahti, në pronësi të dy turqve. Njëri prej tyre mësohet se është biznesmeni turk, Sevgin Yavuz, 53 vjeç. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta. Jahti, model "Catamaran".
Përditësuar:

LEZHE- Një jaht luksoz është gjetur  i braktisur pasditen e djeshme 15 milje nga porti i Durrësit.  Dosja.al ka mësuar se jahti u gjet dje gjatë orëve të pasdites nga një peshkarexhë, e cila e rimorkoi deri në portin e Shëngjinit, ku edhe u ankorua dje rreth orës 22.00 në portin e Shëngjinit.

Jahti kur u gjet ishte me motor të ndezur, por brenda tij nuk kishte asnjë person. Brenda jahtit janë gjetur dy pasaporta turke, të cilat dyshohet se iu përkasin pronarëve. Njëri prej tyre mësohet se është biznesmeni turk, Sevgin Yavuz, 53 vjeç, por fati i tij mbetet mister.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, jahti ka në bord flamurin turk. Ai është model “Catamaran”, 13 metra i gjatë,  me një vlerë jo më pak se 500 mijë euro.

Jahti ndodhet i ankoruar në Portin e Shëngjinit, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ka mbërritur në Adriatik. Policia kufitare ka nisur menjëherë verifikimet për jahtin e braktisur për të gjetur pronarët e tij.

(F.g/dosja.al)

  • 14:54

    Jahti i braktisur në Shëngjin/ Zbulohet emri i biznesmenit turk që e kishte në pronësi, dyshimet e para

    Jahti i braktisur në Shëngjin

    Detaje të reja kanë dalë lidhur me braktisjen e jahtit luksoz në portin e Durrësit, i cili ankorua në portin e Shëngjinit nga Policia.

    Duke iu referuar dokumentacionit të rregullt dhe një pasaporte që u gjet brenda në jaht, rezulton se jahti i përket shtetasit turk të identifikuar si, Sevgin Yavuz, 53 vjeç.

    Mësohet se 53-vjeçari është biznesmen i famshëm në Turqi, i cili ka ardhur për pushime në Adriatik. Biznesmeni më parë ka qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit. Sipas dëshmisë së rojes së portit të Shëngjinit, Nikoll Doda, peshkarexhat e kanë parë jahtin luksoz me motor të ndezur në det të hapur. Ai dyshon se jahti është braktisur, pasi pronari mund të jetë mbytur ose vrarë. Por kjo çështje është ende në hetim.

  • 12:06

    FOTO/ Me xhakuzi, dhomë gjumi, dhe gjithça të përfshirë, njihuni me modelin e jahtit të braktisur në Shëngjin, Catamaran kushton 500 mijë euro

    500 mijë euro vlera minimale, me xhakuzi, dhomë gjumi, dhomë ndenjieje, hapësirë, dhe arredim i minutës së fundit. Jahti i gjetur i braktisur në Durrës, dhe i ankoruar tanimë në Shëngjin, është fjala e fundit e luksit për ata që janë të apasionuar pas lundrimit në det të hapur. Cataraman, është modeli i jahtit, dhe njihet si një nga brendet më të shtrenjta për prodhimin e mjeteve lundruese. Jahti, 13 metra i gjatë, është një “shtëpi” e dytë për pasagjerët e tij.

    Për më shumë ndiqni fotot:

  • 11:54

    Kush janë turqit misteriozë që lanë jahtin luksoz dhe ia 'mbathën', dalin detaje, 'bisha' e ujit 13 m e gjatë

    Dosja.al zbardh detaje të reja për jahtin që është gjetur i braktisur pasditen e djeshme 15 milje nga porti i Durrësit. Jahti është gjetur nga një peshkarexhë, e cila më pas e ka transportuar me rimorkio deri në Shëngjin, ku qëndron e ankoruar edhe sot. Brenda jahtit janë gjetur 2 pasaporta turke, të cilat besohet se iu përkasin pronarëve të jahtit. Jahti është tip “Catamaran”, 13 metra i gjatë.

    Modeli i jahtit qe u gjet i braktisur

Shto Koment