Aktualitet

“Rama ka ngrënë shumë peshq aty”, Armand Shkullaku flet për prishjen e restorant “Panorma”: S’kishte faj asnjëra

7 Shtator 2019, 08:21 Nga DOSJA
“Rama ka ngrënë shumë peshq aty”, Armand Shkullaku

TIRANË- Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ngrënë ‘shumë peshq’ në lokalin e Mihal Kokëdhimës, në Qeparo, i cili u shemb pak ditë më parë nga IKMT.

Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Shkullaku tha se lokali u shemb për një incident të tepruar, ku sipas tij asnjëra nga palët nuk kishte faj.

A duhej shfarrosur Mihal Kokëdhima? Pro dhe kundër?, pyeti Arian Çani në emision, ndërsa Shkullaku u përgjigj:

Në asnjë mënyrë jo. Që në një moment të caktuar të çmendemi kjo ndodh. Që të çmendet shteti, kjo është serioze. Iu shkatërrua lokali brenda natës, u arrestua, u fut në burg. Kjo për çfarë? Për një incident të tepruar, nuk kishte pasur faj asnjëra nga palët.
Djali i xhaxhait të Koço Kokëdhimës është ai. Rama ka ngrënë shumë peshq aty tek lokali i Mihalit…’

Restorant “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës u shemb nga IKMT, kjo pas publikimit të një videoje, ku shihej Kokedhima teksa dhunonte disa turistë spanjollë, ndërsa prej disa vitesh rezultone pa leje.

Dy javë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhimapas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Më 18 Gusht  biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand shkullaku edi rama mihal kokedhima rrihen turistet spanjolle shembet restorant panorma armand shkullaku edi rama mihal kokedhima rrihen turistet spanjolle shembet restorant panorma

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shtator 2019, 19:30

TIRANË– Eliminimi i ish-policit Santiago Malko mund të jetë bërë nga dy anëtarë të një grupi kriminal që po fiton ndjeshëm terren në Tiranë. Dosja.al ka më...