Aktualitet

Gjendet i braktisur jahti luksoz në Shëngjin, në bord dy pasaporta turke, mister fati i biznesmenit turk (FOTO+EMRAT)

7 Shtator 2019, 09:35 Nga DOSJA
Gjendet i braktisur jahti luksoz në Shëngjin, në bord dy

LEZHE- Një jaht luksoz është gjetur  i braktisur pasditen e djeshme 15 milje nga porti i Durrësit.  Dosja.al ka mësuar se jahti u gjet dje gjatë orëve të pasdites nga një peshkarexhë, e cila e rimorkoi deri në portin e Shëngjinit, ku edhe u ankorua dje rreth orës 22.00 në portin e Shëngjinit.

Jahti kur u gjet ishte me motor të ndezur, por brenda tij nuk kishte asnjë person. Brenda jahtit janë gjetur dy pasaporta turke, të cilat dyshohet se iu përkasin pronarëve. Njëri prej tyre mësohet se është biznesmeni turk, Sevgin Yavuz, 53 vjeç, por fati i tij mbetet mister.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, jahti ka në bord flamurin turk. Ai është model “Catamaran”, 13 metra i gjatë,  me një vlerë jo më pak se 500 mijë euro.

Jahti ndodhet i ankoruar në Portin e Shëngjinit, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ka mbërritur në Adriatik. Policia kufitare ka nisur menjëherë verifikimet për jahtin e braktisur për të gjetur pronarët e tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jahti i braktisur ne shengjin sevgin yavuz jahti i braktisur ne shengjin sevgin yavuz

Sondazh

Poll